Albumi i ri, Taylor Swift kalon 1 milion kopje

03/11/2010 17:40

Albumi i ri i këngëtares kauntri Taylor Swift, “Speak Now” është në krye të klasifikimeve amerikane, duke shitur numrin më të madh të kopjeve në një javë që prej marsit të 2005-ës.

Këngëtarja është personi i 16-të që ka shitur më shumë se një milion albume në javë, që kur “Nielsen SoundScan” filloi të numëronte shitjet në vitin 1991.

Ajo tani mban rekordin e numrit më të madh të shitjeve që kur albumi i 50 Cent, “The Massacre” mbante vendin e parë.

Top Channel