Slash, ish-pjesëtari i grupit Guns ‘n’ Roses, ka ndryshuar mendim në lidhje me martesën e tij me Perla Ferrar.

Edhe pse ka paraqitur dokumentat e divorcit në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Los Angeles në muajin gusht, duket se “problemet e pazgjidhshme” që citonte si arsyet e ndarjes janë zgjidhur tashmë.

Slash (emri i vërtetë i të cilit është Saul Hudson) ka kërkuar anullimin e kërkesës së tij për divorc.

Kjo është martesa e dytë e kitaristit pas divorcit me gruan e parë Renee Suran, në 1997, me të cilën jetoi pesë vjet.

Slash dhe Perla janë të martuar prej nëntë vitesh dhe kanë dy fëmijë, London Emilio dhe Cash Anthony.

Muzikanti kishte kërkuar kujdestarinë e fëmijëve duke siguruar se kishte lënë pas problemet me drogën dhe alkoolin: “Nëse nuk përdorja drogë, filloja të pija. Nëse nuk pija, përdorja drogë. Kam katër vjet që nuk përdor më drogë dhe pi shumë pak dhe nuk ia ndjej mungesën.”

Top Channel