Sheen divorcohet për herë të tretë

02/11/2010 12:45

Aktori amerikan Charlie Sheen, 45 vjec ndahet nga gruaja e tretë Brooke Mueller.

Cifti u martua në 30 maj të vitit 2008 dhe u nda për Krishtlindje, pasi aktori u arrestua për dhunë ndaj gruas së tij në Aspen nel Colorado. Aktori dhe Mueller janë prindër të binjakëve Bob e Max, të cilët erdhën në jetë në vitin 2009.

Aktori popullor, djali i legjendës së kinemasë Martin Sheen dhe vëllai i regjisorit Emilio Estevez, ishte martuar më parë me Paula Profitt, me të cilën pati një vajzë. Më pas u martua me aktoren Denise Richards, me të cilën pati vajza të tjera.

Sipas TMZ, Sheen do të paguajë 55 mijë dollarë për gruan e tretë dhe dy fëmijët që pati me të.

Top Channel