Këmishë mëndafshi e bardhë, kapele me vello, taka të larta, model i viteve 50-të dhe një fund i shkurtër shoqëruar me corape rrjetë.

Katie Price nuk resht së cudituri fansat e saj me transformimet e veta.

Price shfaqet në versionin e bibliotekares super seksi në prezantimin e librit të saj të katërt me titullin “You only live once”.

Bëhet fjalë për autobiografinë e katërt në harkun kohor të 6 viteve të modeles së bukur, 32-vjecare, nënë e tre fëmijëve.

Price është autore e librave për fëmijë dhe disa tregimeve. Në autobiografinë e fundit, Katie tregon të kaluarën me ish-bashkëshortin Peter Andre, me të cilin ka patur dy fëmijë dhe lidhjen më bashkëshortin aktual Alex Raid.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel