Emma Watson, milionere pa e ditur

02/11/2010 20:05

Saga e filmave “Harry Potter” ka bërë të pasur të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë në të.

Shkrimtaren (J.K Rowling), studion e Hollywood-it (Warner Bros.) dhe aktorët (Daniel Radcliffe dhe Emma Watson).

Në fillim të këtij viti, revista ‘Vanity Fair’ konfirmoi që Watson ishte aktorja më e paguar në Botë dhe që zotëronte një pasuri prej 23 milionë eurosh.

Aktorja, e cila në prill të vitit të ardhshëm mbush 20 vjeç, tregon që nuk ishte në dijeni të pasurisë së saj deri në moshën 17-18 vjeç, kur babai i saj i tha që duhej të flisnin për para.

“Nuk e kisha idenë se sa fitoja. Unë merrja nga të shtëpisë 57 euro çdo javë. Kur e mora vesh u habita jashtë mase”, rrëfen Emma Watson.

Top Channel