SHBA, aktori pi hashash direkt në televizion

01/11/2010 18:25

Zach Galifianakis, një komik i njohur në SHBA, ka ndezur qetësisht një cigare hashash drejtpërdrejt në televizion dhe ka inskenuar një pjesë në mbështetje të liberalizimit të marijuanës.

Pirja lirshëm ose jo nga ana ligjore do të vendoset nga referendumi që do të mbahet nesër në Kaliforni, së bashku me zgjedhjet afatmesme.

Aktori njihet për interpretimin e komedive si “Natë e mbarë në Las Vegas”, “G-Force, superspiunë në mision” dhe “Një natë prej luanësh”.

Top Channel