Këngëtarja kanadeze, e cila lindi dy binjakë të shtunën, deklaroi se do t’i pëlqente më shumë që djali i saj 9 vjeçar, Rene-Charles të kishte një motër.

“Nëse do kisha mundësinë të zgjidhja gjininë e fëmijës, do doja të ishte femër”, shprehet Celine Dion.

“Por, kur mora vesh se prisja dy djem nuk u ndjeva e zhgënjyer. U gëzova jashtëzakonisht shumë”, tregon këngëtarja.

“Në këto momente jam shumë e lumtur, gjërat po shkojnë për mrekulli dhe të vegjlit janë shumë mirë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, vazhdon Celine.

Edhe pse vonoi disa ditë, Celine Dion ka zgjedhur më në fund emrat për binjakët e saj: Eddie dhe Nelson.

Top Channel