Timberlake, lidhje pasionante me Munn?

28/10/2010 12:45

Justin Timberlake prezantohet dorë për dore më Jessica Biel në Përvjetorin e pestë të Glamour Reel Moments në Chateau Marmont të Los Angeles.

Por sipas “US Weekly”, Timberlake ka tradhëtuar të dashurën e tij me Olivia Munn,prezantuese dhe modele, me të cilën ka një eksperiencë kinemtografike në të kaluarën.

Këngëtari dhe aktori duket se ka qëndruar në një hotel me Olivian per tre dite dhe stafit të hotelit nuk i ka shpëtuar kjo ngjarje.

Sipas disa thashethemeve, Munn në fillim nuk ka dashur të qëndrojë me Timberlake për shkak se ai është i lidhur me Biel, por është dorëzuar pasi Justin e ka siguruar se historia me Jessica-n është drejt fundit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel