Shitet në ankand Aston Martin i “007”-ës

28/10/2010 11:15

Biznesmeni amerikan, Harry Yeaggy ka blerë Aston Martin DB5 të 1964 që i përkiste James Bond.

Makina është shitur për 2,9 milionë stërlina, më shumë se 3 milionë e 300 mijë euro.

Makina e drejtuar nga Sean Connery në “Goldfinger” dhe “Thuderball” është shitur nga një ankand i Rm Auctions në Londër, duke arritur një shifër më të vogël se pritshmëria.

Top Channel