Rihanna tregon në revistën e përmuajshme “Marie Claire” për marrëdhënien e saj me ish-partnerin e saj, Chris Brown.

Vitin që kaloi, këngëtarja ishte viktimë e një dhunimi fizik nga ish i dashuri i saj, që e la me shenja të dukshme në trup.

“Isha shumë konfuze në atë kohë. Nuk dua të flas për këtë gjë, por nuk isha më vetja, isha e humbur”, shprehet Rihanna.

“Nuk bëja më gjërat që bëj normalisht, nuk vishesha më si gjithmonë, nuk flisja më si më parë…”, përfundon këngëtarja.

Top Channel