Marilyn Manson me të dashur të re

28/10/2010 15:55

Marylin Manson nuk ka vonuar më shumë se tre muaj për të gjetur zëvendësuesen e Evan Rachel Wood.

Këngëtari është lidhur me fituesen e “America’s Next Top Model”, CariDee English.

“Marylin Manson më frymëzon dhe më mbështet në muzikën time. Më bën të ndihem mirë me veten, si artiste dhe si femër”, shprehet modelja.

CariDee English mendon të hyjë në botën e muzikës me albumin e saj të parë dhe pikërisht në studio ka njohur këngëtarin e njohur “metal”.

Top Channel