“The Hobbit” do të regjistrohet në Zelandën e Re

27/10/2010 16:55

“The Hobbit”, filmi i shumëpritur vazhdim i “Zotit të unazave”, i drejtuar nga Peter Jackson, do të regjistrohet në Zelandën e Re.

Kjo falë një marrëveshjeje të lajmëruar sot pas një sere bisedimesh mes drejtuesve të lartë të Warner Bros, kryeministrit John Key dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Gerry Brownlee.

Është mbyllur kështu një konflikt që zgjaste prej dy muajsh, i filluar kur sindikata e aktorëve kishte vendosur për bojkotim.

Top Channel