Aktori Charlie Sheen është shtruar në një spital të New York-ut pasi sot është gjetur i dehur në New York’s Plaza Hotel, raportoi policia.

Sipas mediave lokale, 45-vjeçari është gjetur nudo nga policia në dhomën e hotelit pas një nate festimesh.

Zëdhënësi i policisë, Paul Browne, deklaroi se nuk ka pasur ankesa për aktorin dhe nuk do të ketë arrestim.

Top Channel