Richards: Jagger, i dobët në shtrat

16/10/2010 09:45

Mick Jagger ishte mbiquajtur “madhëria e tij”, nga anëtarët e tjerë të Rolling Stones dhe thoshte se aftësitë e tij në shtrat ishin ‘të dobëta”.

Këto janë vetëm disa nga fjalët që kitaristi i Rolling Stones, Keith Richards ka shkruar në librin e tij autobiografik, që është publikuar këto ditë në Britaninë e Madhe me titullin “Life”.

Në më shumë se 500 faqe, Richards tregon gjithcka, për drogat, raportet sentimentale skandaloze, për seksin dhe për të gjithë përvojat që ka kaluar në jetë.

Lexuesit do të arrijnë që përmes “Life” të lexojnë gjëra të reja për Mick Jagger, dhe raportin e tij kontrovers me kitaristin.

Top Channel