Youtube, rilind orkestra simfonike

15/10/2010 17:10

Pas daljes së befasueshme në 2009-ën në Carnegie Hall të New York, YouTube Symphony Orchestra do të kthehet sërish.

Koncerti botëror do të jetë vitin e ardhshëm në Sydney Opera House. Për herë të dytë, orkestra virtuale e ngritur falë web-it do të bëhet reale.

96 muzikantët do të zgjidhen pas një audicioni të rregullt online.

Në edicionin e parë kishin marrë pjesë më shumë se 3 mijë konkurrent.

Audicionet do të mbyllen më 28 nëntor.

Top Channel