" /> ">

Kate Moss martohet në Sicili

15/10/2010 14:25

Dasmë sekrete për Kate Moss në Sicili. Lajmin e bëri të ditur “Daily Mirror”, që shkruan se dasma ka ndodhur në një kishë të vogël siciliane më 7 gusht.

Sipas tabloidit, top modelja ishte me këmbë të zbathura dhe mbante veshur një fustan transparent, bashkëshorti Jamie Hince me një kostum të errët tradicional, ndërsa e vogla Lila Grace në stilin romantik-bohemian.

Në fund të ceremonisë, cifti ka kërcyer nën pisha.

Top Channel