Rachel Weisz në trillerin e Sheridan

13/10/2010 20:50

Pas “Hypatia of Agora” e drejtuar nga Alejandro Amenabar dhe filmit “The Whistleblower”, i vlerësuar së fundmi në Festivalin e Torontos, fituesja e çmimit Oscar, Rachel Weisz do të marrë pjesë në trillerin e Jim Sheridan, “Dream House”.

Në këtë film ajo do të aktrojë në krah të Daniel Craig e Naomi Watts.

Sipas mediave ndërkombëtare, regjistrimet do të fillojnë në muajin shkurt.

Pas shumë sukseseve teatrale, Weisz, e vlerësuar me Oscar për “The Constant Gardener” i bazuar mbi një histori të John Le Carre, është bërë dëshmitare botërore e Oreal Paris.

Top Channel