De Niro e Price do të shkruajnë një seri televizive

13/10/2010 16:50

Robert De Niro dhe shkrimtari Richard Price kanë krijuar një skuadër që do të shkruajë për CBS një seri policore me titullin “Rookies”.

Protagonistë është një skuadër policësh të rinj në një vend me nivel të lartë kriminaliteti.

“Tribeca Prods” e De Niro dhe “CBS TV Studios” kanë marrë përsipër prodhimin e serisë.

Price është i njohur nga fansat e serialëve policorë për produksionin e “The wire”, por ka shkruar edhe filma si “Ransom” apo “Ngjyra e parave”.

Price e De Niro kanë punuar së bashku për “Mad Dog & Glory”.

Top Channel