Ndahen Courteney Cox dhe David Arquette

12/10/2010 10:15

Courteney Cox-Arquette and David Arquette konfirmuan ndarjen e tyre.Aktorët kanë qenë të martuar për 11 vjet me radhë, por tashmë duket se rrugët e tyrë nuk shkojnë në të njëjtin drejtim.

Courteney dhe Arquette njoftuan se prej kohësh ata kanë jetuar të ndarë.

Cox, 46 vjec dhe Arquette, 39 vjec u takuan në vitin 1996, ndërsa po xhironin filmin ‘Scream’ dhe u martuan tre vite më vonë në San Francisco. Vajza e tyre Coco, tani është 6 vjec.

Cox dhe Arquette thanë se ndarja mund t’i ndihmojë që të kuptojnë veten dhe marrëdhënien e tyre, ndërsa theksuan se e duan njëri tjetrin shumë. Deklarata vijon me sqarimin se: “Ndarja do të na shërbejë për të kuptuar edhe cilësitë që duam nga partneri dhe martesa jonë. Ne do të jemi miq shumë të mirë, prindër të përgjegjshëm për vajzën tonë dhe do ta duam njëri-tjetrin shumë”.

Top Channel