Fisher: Kam pirë kokainë në filmin “Star Wars”

12/10/2010 15:00

Aktorja Carrie Fisher bën një rrëfim shokues për “Australian Associated Press”, duke deklaruar se gjatë xhirimeve të “Star Wars, mbretëria godet sërish” ajo konsumonte kokainë.

Në rolin e princeshës Leila, aktorja 3 vjecare shton se ka qenë e varur nga droga, madje ka kaluar edhe në overdozë. “Kemi pirë kokainë në film por droga nuk më pëlqente shumë. Shërbente vetëm për të më dhënë pak fuqi më shumë”, thekson Fisher.

Ajo shton se ishte Xhon Belushi që e paralajmëroi për varësinë që po krijonte ndaj drogës. “Fillova ta kuptoja se ky ves po bëhej i rrezikshëm. Nëse do të isha e alkoolizuar, tashmë do kisha vdekur pasi alkoolin mund të dalësh dhe ta blesh në dyqan”, shprehet aktorja. 

Top Channel