Perry: Brand, mashkulli më shakaxhi në botë

11/10/2010 09:40

Katy Perry është gjithmonë në humor kur ka në krah të dashurin e saj Russell Brand, të cilin e cilëson si “mashkulli më shakaxhi në botë”.

“Mendoj se është mashkulli më shakaxhi në botë. Ai është brilant, fantastik”, thekson këngëtarja. Në vijim ajo foli për ndryshimin e mbiemrit, pasi më parë është quajtur Katy Hudson.

“Në Los Angeles të gjithë e njohin Kate Hudson dhe të gjithë njerëzit më pyesnin nëse e kisha motër prandaj vendosa ta ndryshoja mbiemrin në Perry pasi ky është mbiemri i vajzërisë së mamase time”, shton këngëtarja.  

Top Channel