Ndërron jetë mbreti i Soul, Solomon Burke

10/10/2010 11:55

Solomon Burke, një prej legjendave të muzikës Soul ka ndërruar jetë në moshën 70 vjecare në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit.

Lajmin e bën të ditur BBC. Ylli me ngjyrë, babai i 21 fëmijëve i nderuar edhe në “Rock and Roll Home of Fame”, u bë i njohur në vitin 1966 me hitin “Everybody Needs Somebody to Love”. Ai ndërroi jetë në Holandë ku ndodhej për të marrë pjesë në një turne. Burke lindi në 21 mars 1940 në Philadelphia dhe regjistrimet e para i bëri me Atlantic Records.

Gjithsesi, ai ka qenë një hap pas në krahasim me Aretha Franklin, Ray Charles, Bobby Womack, Curtis Mayfield, Stevie Wonder, Marvin Gaye, James Brown e Otis Redding. Ishte një nga modelet më të forta për Rolling Stones, ndërsa Tom Waits e ka konsideruar si “arkitekti i muzikës amerikane”. Burke lë pas një familje të madhe me 21 fëmijë dhe 90 nipër e mbesa.

Top Channel