Matt Damon, 40 vjecari mes familjes dhe filmit

08/10/2010 08:50

Aktori amerikan Matt Damon, një nga më të suksesshmit e viteve të fundit, mbush sot 40 vjec.

Mes ngarkesës së madhe në punë, Damon ka zgjedhur ta kalojë këtë 40 vjetor në rutinën e jetës në familje me bashkëshorten Luciana Barroso dhe dy vajzat Alexia e Gia Zavala. Gjithsesi, ai nuk do ketë shumë kohë për të festuar pasi sapo ka përfunduar xhirimet e “Margaret” përkrah Anna Paquin dhe së shpejti do shfaqet në kinema me filmin e Clint Eastwood, “Hereafter”.

Gjithashtu, në Krishtlindje do të jetë protagonist në filmin e vëllezërve Coen, “True Grit”. Në të ardhmen, Damon mendon të vazhdojë pas kamerave në botën e regjisë. “Po kërkoj të mësoj sa më shumë. Clint psh është dicka e pabesueshme. I monton filmat në kokë dhe nuk harxhon asnjë cm film. E kam parë të bëjë gjëra në një shkrepje, të cilat regjisorët e tjerë i bëjnë në një ditë”, shprehet aktori.   

Top Channel