Ashton-Moore, marrëdhënie treshe

08/10/2010 14:00

Thashethemet nuk po i ndahen ciftit Ashton Kutcher-Demi Moore. Sikur të mos mjaftonte dalja në dritë e 21 vjecares Brittney Jones, tashmë ajo rrëfen edhe një sekret të ciftit.

Sipas Jones, Kutcher i ka rrëfyer disa detaje intime të jetës së tij me Moore.

“Ashton më tha se bashkë me Demi-n ndajnë vajzat në shtrat por ai nuk duhet të bëjë seks me to i vetëm. Më tha gjithashtu se ndihej në faj që edhe mua nuk më ndau me Moore”, rrëfen vajza. Ajo shton se pavarësisht se cifti kërkon të duket i rregullt në publik, shumë gjera ndryshojnë në shtëpinë e tyre.

Top Channel