Çelet “Koleksioni i Jan Dibbets”

08/10/2010 20:40

Në Galerinë Kombëtare të Arteve është çelur ekspozita “Koleksioni i Jan Dibbets”, me 137 vepra të artit modern dhe bashkëkohor.

Koleksioni përmban punime të arteve pamore, libra dhe objekte të tjera, të realizuara nga 57 artistë ndërkombëtarë.

Ai iu dhura Galerisë 10 vjet më parë nga artisti holandez Jan Dibbets, i cili nëpërmjet miqve mblodhi veprat, për të pasuruar jetën artistike shqiptare.

Pasi u siguruan të gjitha informacionet e nevojshme mbi punët artistike dhe autorët e tyre, Galeria Kombëtare e Arteve bëri çeljen e parë të plotë të ekspozitës, që do të qendrojë e hapur deri më 1 nëntor.

Në inaugurimin e saj mes të tjerash ishin të pranishëm edhe kryeministri Berisha, ministri i Kulturës Xhaferaj dhe ambasadori holandez Henk van den Dool.

Top Channel