Ish-i i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje
Kohë të vështira për këngëtarët italianë, të cilët mesa duket kanë zgjedhur të njëjtën kohë për të hapur zemrën ndaj publikut.
Pas deklaratës publike të Tiziani Ferro-s për homoseksualitetin e tij, Gianluca Grignani flet për një pjesë të errët të fëmijërisë. Dashuria për Elvis e John Lennon, e dashura e parë, takimi me Vasco Rossi-n, udhëtimet në Amerikën e Jugut, netët në shoqërinë e pijes dhe dashuria për tre fëmijët, zbërthehen të gjitha në autobiografinë “La mia storia tra le dita”.
Në këtë libër, Grignani zbulon gjithashtu se në fëmijëri ka qënë viktimë e ngacmimeve seksuale nga një homoseksual dhe pedofil. “Kur nuk doja më dhunonte duke më lenë shenja. Isha aq i vogël sa nuk e kuptoja cfarë po ndodhte. E pyesja vazhdimisht: Nuk të pëlqejnë vajzat?”, shkruan këngëtari. Në fund, rrëfimi mbyllet me historinë e dashurisë me Francesca-n, e cila është edhe mamaja e tre fëmijëve të tij.
Top Channel