Ndahet nga jeta “Pitkini”

05/10/2010 01:15

Ndahet nga jeta në moshën 95 vjeçare  Sir Norman Winsdom, legjenda e filmave komikë britanik, aq të dashur për shqiptarët.

Vdekjen e komedianit me origjinë nga Londra, e njoftoi i biri mbremjen vonë  të së hënës.

Vitet e fundit të jetës Sir Norman Winsdom i kaloi në një shtëpi kujdesi për të moshuar.

Duke filliuar që nga viti 2006  ai në mënyrë të vazhdueshme ka vuajtur nga sëmundje kardiake të cilat i shkaktuan humbjen e pjesëshme të memories.

Karriera e tij artistike e nisur fillimisht si amator gjatë luftës së dytë botërore kur ai ishte ushtar, është shumë e pasur ku dominojnë qindra role kryesisht komike duke përcjellë humorin tipik anglez me origjinalitet të plotë.

Në vitin 1946 ai do të debutonte për herë të parë si profesinist në moshën 32 vjecare.

Gjatë karrierës në Angli dhe teatrot Brodway në USA ai fitoi disa cmime.

Krahas aktrimit Norman Winsdom, ka publikuar disa albume përfshi një këngë kushtuar Shqipërisë me titull “Big in Albania” “I madh në Shqipëri”  e cila  në chartin e Top-Albania Radio zuri vëndin e 18.

Vetëm kur ai mbushi 90 vjec i la lamtumirën skenës së teatrove dhe shesheve të xhirimit për të shpenzuar më shumë kohë me familjen dhe duke luajtur golf.

Breza të tërë shqiptarësh janë rritur me filmat e Wisdom i cili ishte i vetmi aktor filmat e të cilit lejoheshin gjatë kohës së regjimit komunist.

I njohur për famën dhe admirimin në Shqipëri Ëisdom që njihej si “Pitkini” vizitoi dy herë Shqipërinë.

Gjatë vizitës në vitin 2001, kur Shqipëria ndeshej me Anglinë me pjesmarrjen e tij  në stadium ai eklipsoi lojtarë të njohur të ekipit të tre luanëve sic ishte edhe kapiteni David Beckham.

Top Channel