Iglesias i apasionuar pas nudizmit

04/10/2010 14:25

Enrique Iglesias zbulon një detaj interesant të jetës së tij private, duke pranuar jo vetëm që i pëlqen të zhvishet por këtë e bën edhe para miqve të tij.

“Nuk ndihem aspak në siklet kur zhvishem dhe shpesh e bëjmë me disa miq të ngushtë. Edhe ata janë ekzibizionistë si unë, prandaj kur takohemi bëjmë shumë gjëra të cmendura”, shprehet Iglesias, i fejuar me ish tenisten Anna Kournikova në vitin 2001.

Më tej ai flet për klipin me Nicole Scherzinger për këngën”Heartbeat” ku do të shfaqet gjysmënudo. “Për një djalë është më e lehtë të xhirojë skena të tilla. Gjithësesi, skenat e seksit dhe nudo janë shumë të mira”, përfundon Iglesias.

Top Channel