Briatore: Djali më ka ndryshuar jetën

01/10/2010 12:20

Nuk i ka ndërruar asnjëherë pelenat të birit Falco, por pranon se të qenurit prind e ka rritur atë si njeri.

Flavio Briatore thotë se ardhja në jetë e të birit e ka shkundur plotësisht.

“Më ka ndryshuar mënyra e të menduarit, e të jetuarit dhe cdo gjë rrotullohet rreth Falco-s. Nëse është mirë ai, janë të gjithë mirë në familje”, thotë Flavio.

Sipas tij, fëmijën një burrë duhet ta bëjë me gruan e duhur dhe Flavio ndihet mirë që priti deri në moshën 60 vjec për t’u bërë baba.

Top Channel