Gjatësia është e rëndësishme dhe këtë e thonë politikanët. Berlusconi thotë se është 168 cm, ndërsa Sarkozy thotë se është 166 centimetra i gjatë.

Edhe aktorët kanë kompleksin për t’u dukur më të gjatë, sidomos kur dalin në publik dhe kur nuk duan të duken më të shkurtër se kolegët e tyre.

Për ta parë Cameron Diaz drejt e në sy, aktori Tom Cruise i gjatë 170, është zgjatur plot 15 centimetra falë këpucëve dhe jo vetëm.

Cameron është e gjatë 177 centimetra dhe ndërsa ka ecur në tapetin e kuq me Tom ajo e veshur me taka nuk kishte shume diferencë.

Ndihmë për zgjatjen Tomit i kanë dhënë këpucët që janë me takë 3 centimetra dhe kater centimetra të tjera janë se brendshmi.

Po ashtu flokët e tij, veshja e ngushtë kanë krijuar iluzionin optik të disa centimetrave më tepër.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel