Zeta-Jones: Michael po e lufton me dinjitet kancerin

30/09/2010 17:10

Michael Douglas prej disa javësh po lufton me sëmundjen e kancerit në fyt dhe një gjë të tillë po e bën me “dinjitet”.

Këtë e konfirmon bashkëshortja e tij, Catherine Zeta-Jones, e cila ka folur gjatë ceremonisë së kampionatit të golfit Ryder Cup në Uells. Michael duhej të ishte në këtë ceremoni për të përshëndetur 13 mijë të ftuarit, por sëmundja ka bërë që ai të qëndrojë në SHBA.

“Michael nuk ndahet dot nga shkopi dhe topi i golfit, sidomos kur shikon Ryder Cup”, shprehet aktorja me origjinë nga Uellsi. Pas ceremonisë, ajo është kthyer menjëherë në New York tek tre fëmijët dhe bashkeshorti.

Top Channel