Drogba: Pas një viti mund të lë Chelsea

30/09/2010 13:00

Didier Drogba shpreson ende të përfundojë karrierën me fanellën e Chelsea, por pranon se e ardhmja mund ta çojë larg.

I mbërritur në Londër në 2004-ën, sulmuesi, që ka luajtur më shumë se 250 gara me Blues, ka ende dy vjet kontratë.

“Kur firmosa me Chelsea kamë thënë se do të qëndroj deri në fund të karrierës sime, por në futboll nuk i dihet asnjëherë. Në kohën e Marsejës mendoja se do qëndroja aty përgjithmonë, por në fakt u largova”, është shprehur Drogba.

Top Channel