Adriano kishte menduar të vriste veten

30/09/2010 13:20

“Tani është i qetë, falenderoj Romën që i ka dhënë një mundësi. Adriano ka qenë pranë vetëvrasjes”. Kështu është shprehur e ëma e futbollistit në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

Dona Rosilda, rrëfen se i biri, në telefon përpara kthimit të tij në Brazil, po mendonte për vetëvrasjen.

Ishte një vit më parë, një periudhë në krizë të thellë, që e kishte shtyrë të laajmëronte tërheqjen.

Në origjinë të depresionit është edhe vdekja e të atit, që nuk e ka kaluar asnjëherë, shpjegon Rosalinda.

Top Channel