Trashëgimi shpirtërore shqiptare

29/09/2010 20:15

Në ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës ka bërë të ditur dy ngjarje të rëndësishme përsa i përket trashëgimisë shpirtërore: anëtarësimin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme në Komitetin Ndërqeveritar të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore.

Kjo u vendos në qershorin e këtij viti në Asamblenë e Përgjithshme të shteteve palë në Konventën e UNESCO-s për këtë trashëgimi, si dhe ka shpallur kryevepra të trashëgimisë shpirtërore kombëtare, që do të mbrohen me ligj, ato që i ka cilësuar si 7 nga dukuritë më përfaqësuese dhe domethënëse të trashëgimisë vendase.

Lista e 7 kryeveprave të shpallura do të depozitohet pranë strukturave të UNESCO-s. Ministri Ferdinand Xhaferraj ftoi të gjithë ekspertët që të paraqesin projekte që synojnë ruajtjen e kryeveprave të shpallura, pranë MTKRS-së brenda datës 30 nëntor.

Në ditët e trashëgimisë kulturore europiane, që janë nga data 1-3 tetor, në Gjirokastër do të organizohen një sërë aktivitetesh.

Top Channel