SHBA, ndërron jetë regjisori Arthur Penn

29/09/2010 21:20

Regjisori amerikan Arthur Penn, i cili u bë i njohur me filmat “Bonnie and Clyde” si dhe “Njeriu i vogël i madh”, ndërroi jetë në Los Angeles në moshën 88 vjecare.

Pikërisht sot mbush 100 vjec Bonnie Parker, hajduti nga i cili u inspirua Penn për të xhiruar filmin e famshëm. “Bonnie and Clyde” kandidoi për 10 Oscar dhe konsiderohet si një nga filmat që hodhen themelet e  Hollywood-it modern.

Kritikët e sulmuan gjatë këtë film për skenat e dhunshme kur Clyde ekzekutoi një punonjës banke. Por nga ana tjetër, publiku e vlerësoi edhe pse akademia e nderoi me vëtëm dy cmime Oscar.

Penn ka korrur sukses edhe me filmin “Janë të rinj, duhen, vrasin njerëz”. Ai lindi në Filadelfia në 27 shtator 1922 nga prindër hebrenj. Gjatë Luftës II Botërore organizaonte pjesë teatrale në ushtri, ndërsa aktivitetin si profesionist e nisi në vitin 1950.  

Top Channel