Lindsay Lohan sërish në rehabilitim

29/09/2010 01:45

Për herë të pestë brenda 3 vjetësh, Lindsay Lohan i rikthehet qendrave të rehabilitimit për përdoruesit e drogës.

Lajmi njoftohet nga TMZ sipas së cilës aktorja amerikane është futur të martën në mbrëmje në një qendër rehabilitimi në Kaliforni dhe ku pritet të qendrojë deri më datë 22 tetor, ditë kur do t’i duhet të paraqitet para gjykatës për herë të nëntë për të dhënë shpjegime në lidhje me akuzat për përdorim lëndësh narkotike.

Lohan u dënua pak muaj më parë me 90 ditë burg, nga të cilat vuajti vetëm pak prej tyre, duke përfituar lirimin. Por disa ditë nga lirimi me kusht, ajo rezultoi sërish pozitive ndaj testeve anti-drogë dhe si të mos mjaftonte kjo, në faqe të ndryshme interneti qarkullon një foto ku 24 vjeçarja shfaqet duke marrë lëndë narkotike.

Top Channel