Wyclef Jean shtrohet ne spital

28/09/2010 15:30

Wyclef Jean do kalojë disa ditë në spital pas 8 javëve rraskapitëse për shkak të stresit dhe lodhjes së madhe në përpjekjet për te hedhur kandidaturën në presidencialiet e Haitit.

Pak ditë pasi bëri të ditur tërheqjen nga gara, ai thekson se do jetë nën kujdesin e mjekëve. Jean është shtruar në spitalin e New Jersey ku jeton bashkë me familjen.

“Pas reflektimit që bëra bashkë me gruan dhe vajzën vendosa të le garën. Nuk ishte një vendim i thjeshtë por i nevojshëm”, theksoi në një deklaratë këngëtari i muzikës hip hop.  

Top Channel