Lady Gaga ëndërron një kështjellë në Britani

28/09/2010 19:20

Lady Gaga kërkon të blejë një kështjellë britanike tashmë që në llogarinë e saj numërohen miliona dollarë.

Ajo ka treguar përherë se ka një pasion të vecantë për peshkimin dhe muzikën britanike, prandaj ka vendosur që të kalojë më shumë kohë në ishull.

“Shumë shpejt kjo ëndërr do të bëhet realitet për të”, shprehet një mik i këngëtares për “Daily Record”. Ai shton se Lady Gaga ka qënë e apasionuar pas kështjellave angleze dhe skoceze që në fëmijëri.

Top Channel