
Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi propozimin e qeverisë që detyron të gjithë individët të deklarojnë të ardhurat e tyre vjetore tek tatimet.
Ligji njeh si shpenzime të zbritshme vetëm interesat e kredive për shkollë dhe shpenzimet shëndetësore për individët, me kushtin që të ardhurat e tyre të jenë më të ulëta se 800 mijë lekë në vit.
“Ne mendojmë se kategoria e shpenzimeve që njihen dhe kategoria e qytetarëve që përfitojnë duhet të jetë më e gjerë”, tha deputeti socialist, Arben Ahmetaj.
Por shqetësimi më i madh i opozitës ka të bëjë me faktin se a do të jetë e aftë qeveria shqiptare ta realizojë këtë reformë që konsiderohet si një nga më të rëndësishmet.
Familjarët shqiptarë do të fillojnë që nga viti 2012 të dorëzojnë tek tatimet deklaratën e të ardhurave vjetore që kanë fituar dhe në bazë të tyre do të bëhet përllogaritja e taksave që duhet të paguajnë në shtet.
Top Channel