Jordani, operacion në zemër për mbretëreshen Rania

27/09/2010 09:40

Mbretëresha e Jordanisë, Rania, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në New York për të kuruar një formë të lehtë aritmie.

Lajmin e bën të diur pallati mbretëror i Amanit duke theksuar se ndërhyrja u krye pa asnjë problem dhe mbretëresha është në gjendje të mirë shëndetësore. “Mbretëresha do kalojë dy netë në spital dhe më pas do kthehet në Jordani”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Rania që para pak ditësh mbushi 40 vjec, shoqëroi bashkëshortin, mbretin Abdallah në New York gjatë Asamblesë së OKB-së. Gjatë kësaj vizite ajo promovoi disa nisma për përmirësimin e kushteve të femrave në botë.

Top Channel