Hapet manastiri i Ardenicës

27/09/2010 20:20

Dita Botërore e Turizimit ka rikthyer për pak kohë gjallërinë në Manastirin e Ardenicës.

Ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferraj, drejtues të institucioneve dhe agjencive të ndryshme turistike si dhe vizitorë të tjerë patën rastin të shikojnë mjediset e brendshme të manastirit, i cili nuk është i hapur për vizitorët dhe nuk lejohet të filmohet.

Në këtë ditë Shqipëria u bashkohet vendeve të tjera të botës që kujtojnë këtë si ditën e turizmit dhe mbrojtjes së vlerave të biodiversitetit.

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, tha se brenda këtij viti do të hapet edhe muzeu arkeologjik i Apolonisë, i cili u dëmtua ndjeshëm gjatë reshjeve të fillimit të këtij viti, si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në parkun arkeologjik të Apolonisë.

Mosfunksionimi i muzeut ka bërë që të mbeten jashtë edhe 25 statuja dhe objekte të tjera me vlere, për mungesë vendi per ekspozim.

Top Channel