Beckham kërkon 16 mln dollarë për shpifje

27/09/2010 14:20

Familja Beckham kërkon plot 16 milionë dollarë nga Irma Nici, e cila është shprehur se ka shkuar në shtrat me David në vitin 2007.

Por nga ana tjetër, femra jo shumë e njohur ka ironizuar duke kërkuar që David të zhvishet nudo para gjykatës për të identifikuar shenjat e vecanta në trupin e tij. Gjithsesi, kjo nuk mund të merret si një provë e sigurt, pasi fotot me trupat nudo të lojtareve qarkullojnë në internet.

“Do të ishte mirë sikur David të ulte pantallonat para gjykatës pasi karakteristikat e trupit që Irma ia njeh, do t’ia hedhin poshtë akuzën”, shprehen avokatët e vajzës. Ndërkohë, David dhe Vic vazhdojnë të bëjnë një jetë të qetë, të paktën këtë tregojnë në sy të kamerave.

Top Channel