Moratti shoqëron të bijën në altar

26/09/2010 10:50

Në timonin e një makine të vjetër Volkswagen, presidenti i Interit dhe një nga njerëzt më karizmatikë të Italisë, Massimo Moratti, ka shoqëruar për në kishe vajzën e tij Celeste, e cila ka vendosur kurorë në moshën 38 vjecare.

Celebrimi u krye në kishën e Valdicastello në Pietrasanta ku e priste bashkëshorti i ardhshëm, Duane Allen Robinson. Celeste Moratti dhe Robinson jetojnë në Nju Jork prej vitesh.

Ata janë njohur në Broadway ku interpretojnë si aktorë. Interi u përfaqësua në këtë dasëm nga kapiteni Javier Zanetti, i dëmtuar.

Top Channel