Superliga, Dinamo shkatërron 4-0 Vllazninë
25/09/2010 19:15
Dinamo ka shkatërruar 4-0 Vllazninë në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Superligës.
Që në nëntë minutat e para të takimit skuadra kryeqytetase ka kaluar shënuar tre gola, duke shuar shpresat e shkodranëve për një rezultat pozitiv.
Heroi i takimit ka qenë Martinena që ka shënuar tre herë në minutën e 4, 9 dhe 71-të, ndërsa goli i katër është shënuar nga Bakaj në minutën e 6.
Në takimin tjetër të luajtur sot Teuta ka mundur 2-1 Flamurtarin pas dy golave të Çotës në minutën e 50 dhe 59, ndërsa goli i vetëm për vlonjatët është realizuar nga Progni në minutën e 55.
Bylisi ka fituar 1-0 me Kastriotin e Krujës pas një goli të Dimos në minutën e 50.
Top Channel