Së shpejti, pilula e rinisë së përjetshme
25/09/2010 11:20
Duhen edhe 2 vjet që pilula e rinisë së përjetshme të hidhet në treg.
Eshtë i sigurt për këtë Vladimir Skulachev, një shkencëtar rus, i cili për “Daily Mirror” njoftoi se i ka nisur testet e para të ‘Skulachev ions’, të afta për të frenuar efektin e plakjes.
Molekula, që është zhvilluar nga kërkuesi që punon prej 40 vjetësh dhe që e ka testuar te vetja e tij, është një derivat i një antioksidanti, i quajtir Sqk1. Pikërisht ky derivat ka qenë në gjendje që t’i zgjaste jetën shumë kafshëve.
Top Channel