Los Anxhelos, lirohet sërish Lindsay Lohan

25/09/2010 14:35

Aktorja Lindsay Lohan është liruar, vetëm pak orë pasi gjykata e dërgoi atë sërish në burg pasi dështoi në testin kundër drogës.

Ylli i filmit “Mean Girls” u lirua në orët e vona të ditës së premte, pasi kishte paguar një gjobë prej 300 mijë dollarësh, ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Sherifit në Los Anxhelos.

Gjyqtarja e Gjykatës Superiore, Elden Fox e kishte refuzuar pagimin e gjobës, por më pas vendimi i saj ishte kthyer në Apel.

Kjo është hera e tretë që Lohan hyn në burg për dehje, përdorim droge dhe dhënie e makinës në gjendje të dehur.

Tani ajo do të detyrohet të mbajë një monitor alkooli në kycin e saj dhe të qëndrojë larg dyqaneve që shesin pije alkoolike deri në seancën e ardhshme gjyqësore që do të mbahet më 22 tetor.

Top Channel