Libër me foto të pabotuara të Monroe

25/09/2010 16:00

Imazhe të papublikuara më parë të Marilyn Monroe të shkrepura në 1953 janë publikuar në një libër të ri me fotografi, që ka dalë në SHBA.

Koleksioni i quajtur “Marilyn: Gusht 1953”, mbledh një seri fotosh bardhezi të shkrepura në gusht të atij viti në Kanada, gjatë punimeve për filmin “Lumi pa kthim”, me Robert Mitchum.

Autori është John Vachon, i revistës “Look”, që përdori vetëm tre.

Të tjerat mbetën në sirtar për më shumë se gjysmë shekulli.

Top Channel