Lindsay Lohan kaloi 13 ditë në burg dhe pasi ka mësuar jetën që bëjnë njerëzit pas hekurave, ajo i trembet një tjetër dënimi pasi në trupin e saj u identifikuan substanca të ndaluara.

Për 24 vjecarjen kjo gjë po kthehet në një mankth. “Eshtë shumë e trembur nga rikthimi i mundshëm në burg”, shprehet një mik i aktores për mediat amerikane.

Lohan rezultoi pozitive ndaj testit të kokainës dhe pritet që tashmë gjykata e Los Angeles të marrë një vendim përfundimtar.  

Top Channel