Carla Bruni shtyn nxjerrjen e CD-së

24/09/2010 15:55

Carla Bruni ka pranuar të shtyjë nxjerrjen e CD-së së tij të ardhshme, duke iu dorëzuar vullnetit të këshilltarëve të Elizeut.

Këta të fundit gjykojnë se është një moment i papërshtatshëm për t’iu dedikuar muzikës.

Ky vendim përputhet edhe me qëndrimet që kanë pasur disa nga mediat më të mëdha në vend.

“Si të justifikosh daljen e një CD-je në një situatë të keqe politike? Si do ta merrnin zgjedhësit këtë mesazh”, thuhet në “Paris-Match”.

“Franca vuan dhe Madame këndon”, përmbledh gazeta. Ja përse këshilltarët e Sarkozy kanë bindur zonjën e parë të shtyjë projektin.

Top Channel