“Me and You”, nga e shtuna në Top Channel

24/09/2010 15:50

Një program i ri muzikor vjen nga kjo e shtunë në ekranin e Top Channel, “Me and You”.

Dy artistë ose dy grupe muzikore jo vetëm do të këndojnë live, por edhe do të rrëfejnë për publikun në studio dhe shtëpi, copëza nga jeta e tyre si dhe hapat e ndjekura në karrierat muzikore përkatese.

Perpos kengeve dhe rrefimeve te artisteve, programi “Me and You” do te permbaje edhe inserte me pamje nga e kaluara e momenteve te rendesishme per ta, si marrje cmimesh, por edhe filmime private te vete kengetareve. Nje program muzikor ndryshe, me autore Arbana Osmanin, ku artistet prezantojne  vetveten.

“Me and You vjen natyrshëm në ekranin e Top Channel pasi edhe industria e muzikës në botë po priret drejt bashkëpunimeve. Janë artistët më të mirë të muzikës moderne shqiptare që kanë mundësi të shfaqin veten e tyre dhe të shprehen në duete”, shprehet Osmani.

Ne performancat e tyre kengetaret do te shoqerohen nga orkestra e Top Channel nen drejtimin e Dorian Gjonit. Kete te shtune ne oren 20:45, te ftuarit e “Me and You” do te jene Alma Bektashi dhe Elton Deda, per t’u pasuar ne te shtunat e ardhshme nga Alban Skenderaj e Pirro Cako, Vikena Kamenica dhe Eliza Hoxha, Eneida Tarifa dhe Altin Goci, grupet Minatori dhe Fisniket, Juliana Pasha dhe Sidrit Bejleri.

“Me and You” per te shijuar muziken bashkekohore shqiptare dhe per te njohur me nga afer, nepermjet rrefimeve personale artistet vendas.

Top Channel